Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23’të për konstituim.
Edhe sot, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, s’kanë propozuar anëtarë Komisioni për zgjedhjen me votim të fshehtë, për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. E propozuara e VV’së vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.
Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 55 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.
Më pas, Kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën. Përpjekja tjetër do të bëhet të shtunën, me fillim nga ora 10:30. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.