Kryeministri në detyrë, Albin Kurti me rastin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve, ka thënë se një shoqëri bëhet e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve.
Kurti ka thënë se kujdesi ndaj fëmijëve duhet të jetë jo vetëm nga prindërit, por edhe nga shteti.
Ai ka thënë se dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë fëmijëve se në mandatin e tij qeverisës.
Postimi i tij i plotë:
Shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve. Kur e ardhmja që ata janë, nuk trajtohet si diçka e largët që na pret, por si e përditshmja për të cilën kujdesemi dhe përgatitemi. Jo vetëm si prindër e familjarë, por edhe si shtet e qeveri. Për lumturinë dhe harenë që na japin pamasë, u detyrohemi dashuri dhe mbështetje pa kushte.
I gëzohemi shumë faktit që politika jonë në nivel qendror për shtesa për fëmijë dhe nëna lehona po adaptohet edhe nga komunat në nivel lokal. Fëmijët tanë kanë nevojë për të ndjerë dorën e shtetit, e dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë tyre. Le të punojmë bashkë e edhe më fortë që fëmijëve në mbarë vendin t’ua ndërtojmë të ardhmen që ata e meritojnë; të kujdesemi që çdo fëmijë të ketë shtratin e butë e shtëpinë e sigurt, ushqimin e mirë, shkollimin cilësor, të drejtat që u respektohen dhe mundësitë e barabarta.
Urime 1 Qershori, Dita e Fëmijëve – edhe pse çdo ditë është ditë e tyre!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.