×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i Presidencës

    Osmani flet me kryediplomatin e Tanzanisë për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane

    Reporteri
    01 Qershor 2025 | 21:06

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua sot në Prishtinë me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, në kuadër të përpjekjeve për thellimin e marrëdhënieve me shtetet e kontinentit afrikan.

    Në këtë takim, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Tanzanisë, me theks të veçantë tek ndërtimi i partneriteteve të reja dhe zgjerimi i dialogut me vendet afrikane.

    “Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, diskutuam për rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kosovës dhe vendeve afrikane. E vlerësoj gatishmërinë e Tanzanisë për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për t’i thelluar raportet tona dypalëshe”.

    “Kosova mbetet e përkushtuar për partneritet që bazohet në miqësi, zhvillim të qëndrueshëm dhe respekt të ndërsjellë”, ka shkruar presidentja. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!