Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra tha para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit se nuk pret ndonjë rezultat tjetër sot.
Ajo shprehu keqardhje për ngërçin politik.
“Nuk pres që sot do të ketë ndonjë epilog tjetër”.
“Shpresoj shumë që lëvizja Vetëvendosje më në fund të fillojë dhe të mendojë seriozisht për mënyrën se si ta nxjerrë Kuvendin nga situata e bllokimit dhe e marrjes peng të institucionit më të lartë në vend”, tha Deliu Kodra.
Deputetja tha se “PDK-ja i ka propozuar alternativat e saj”.
PDK-ja, ajo tha se ka bërë “përpjekje të parreshtura” për të dalë nga bllokada.
Lidhur me formimin e një komisioni që LVV-ja po e propozon çdo dy ditë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, Deliu Kodra tha se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Çfarëdo që do të jetë vendimi i Kushtetueses do të jetë masë lehtësuese edhe për ne, por unë më shumë e shoh si përpjekje për të mos thënë që nuk po votohet zonja Haxhiu, por nuk po votohet komisioni. Sepse në të kundërtën, do të kishim 25 seanca të dështuara me kandidaturën e zonjës Haxhiu”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.