×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK i rikandidon për kryetarë Zenun Elezajn në Klinë dhe Bali Muharremajn në Suharekë

    Reporteri
    02 Qershor 2025 | 19:40

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka rikandiduar edhe për një mandat Zenun Elezajn dhe Bali Muharremaj për kryetarë të Klinës, respektivisht Suharekës.

    Për këtë ka njoftuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.

    Ai ka thënë se pikërisht në 25-vjetorin e themelimit të Aleancës në Klinë, Këshilli i Përgjithshëm i Degës ka propozuar Kryetarin Elezaj për një mandat të ri katërvjeçar në krye të Komunës së Klinës.

    “Për kohën që iu dha besimi Aleancës për të qeverisur me Klinën, në krye me prof. Zenun Elezaj, kësaj komune i ofruam një qeverisje për t’u marrë shembull, që shpeshherë është përmendur si model edhe nga qytetet e tjera. Kryetari, prof. Zenun Elezaj, me ekipin e tij të përkushtuar, i ka dhënë shtytje të jashtëzakonshme zhvillimit dhe përparimit të komunës. Pikërisht sot, në 25-vjetorin e themelimit të Aleancës në Klinë, Këshilli i Përgjithshëm i Degës ka propozuar Kryetarin Elezaj për një mandat të ri katërvjeçar në krye të Komunës, një vendim i natyrshëm për të vazhduar punën dhe vizionin që ka dëshmuar rezultate konkrete”.

    AAK-ja e rikandiudoi Bali Muharremajn për një tjetër mandat në krye të Suharekës.

    “ Komunat ku udhëheq Aleanca janë dëshmuar si lidere të qeverisjes së mirë, të ndershme dhe të përgjegjshme. Kjo traditë do të vazhdojë jo vetëm aty ku tashmë qeverisim, por edhe në komunat tjera, ku qeverisja jonë po shihet gjithnjë e më shumë si zgjedhja e duhur për zhvillim”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!