Ish-diplomati Edon Cana ka folur në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik Bislimi të dialogojë në Bruksel.
Ai u shpreh se Bislimi nuk ka legjitimitet për një gjë të tillë dhe se ai po e vendos Kosovën në nivelin e shteteve joserioze.
Cana tha gjithashtu se ai është edhe duke e dëmtuar imazhin e Kosovës.
“Mund të them që përtej faktit që nuk ka legjitimitet, mendoj që sikurse në të kaluarën edhe sot, Bislimi është duke e vendosur Kosovën në nivelin e shteteve joserioze, pra duke e dëmtuar imazhin e Republikës së Kosovës, sepse edhe për vet Bashkimin Evropian, ata i kanë informatat se çfarë po ndodh në Kosovë dhe mendoj që përtej përgjegjësisë politike, mendoj që ky është një dëmtin i Republikës së Kosovës”.
“Sot Kosova është në një kolaps, përtej kolapsin diplomatik është në kolaps ekonomik, është në kolaps total dhe besoj që fatkeqësisht pasojat populli i Kosovës do t’i paguajë më vite të tëra, pasiqë kjo ka një efekt komulativ, i cili do të prodhojë rezultatet negative”, u shpreh tutje Cana në Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.