Ngjarjet e datës 3 qershor:
Mbahet dita e dytë e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë, organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 08:30)
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, bëjnë inaugurimin e çerdhes së re në Skenderaj. (Lagjja nr.1, rruga “Fazli Gajçevci”, ora 09:00)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të aktiviteteve për promovimin e programeve të Bashkimit Evropian në të cilat merr pjesë Kosova, mban sesionin informues. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)
Dita e Vizitorëve të Shquar (DV Day) për ushtrimin ndërkombëtarë “Defender Europe 25”. (Poligoni i stërvitjes në Babaj të Bokës, Komuna e Gjakovës, ora 13:00, mediat në Aeroportin e Gjakovës jo më vonë se në orën 12:00)
Mbahet promovimi i librit “Xhemajl Ramaj – uragan i lirisë”, nga autori Fikret Rama. (Biblioteka “Hajdin Berisha”, në Suharekë, ora 12:00)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.