×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gomonet e kapura në Greqi janë nisur nga Vlora

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 13:52

    Gomonet e kapura ditët e fundit në Greqi, për trafikun e drogës janë nisur nga Vlora.


    Policia greke në një deklaratë për operacionin disa ditor thotë se ka shkatërruar grupin kriminal të trafikut të marijuanës nga Shqipëria drejt Turqisë dhe trafikut të heroinës nga Turqia në Shqipëri.

    Autoritetet greke kanë publikuar edhe një hartë të intinerarit të gomoneve, të cilat janë nisur nga Vlora në datën 24 shtator.

    “Në datën 25 shtator jemi njoftuar për dy gomone që po tentonin të transportonin drogë në brigjet e Turqisë. U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje. Operacioni rezultoi me kapjen e një gomoneje dhe arrestimin e 3 personave qe ndodheshin në të, të moshës 25, 42 dhe 42-vjec.

    Ne dt.29 shtator, u zbulua një gomone tjetër me një shtetas 35-vjeçar në bord në zonën detare të Agistrio. Për të njëjtën çështje janë në kërkim edhe dy persona të tjerë”, sqaron policia greke.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!