Sot në Kosovë është mbajtur Dita e Vizitorëve të Shquar (DV Day), si pjesë e ushtrimit ndërkombëtar shumëkombësh “Defender Europe 25”.
Në këtë Ditë ka marrë pjesë edhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Anu Prattipati, Komandanti i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë, Gjeneral Major Michael Wegscheider dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Aivoës, Gjeneral Major Stephen Osborn.
Në lidhje me këtë ka shkruar ambasada e SHBA-së në Kosovë, të cilët kanë thënë se stërvitja demonstron forcën e partneritetit të SHBA-së me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Aleatët e NATO-s.
“Për herë të parë, Kosova po pret një seli në nivel divizioni, me 180 personel nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë, Garda Kombëtare e Ushtrisë së Pensilvanisë, që mbikëqyr katër brigada shumëkombëshe. DEFENDER 25 tregon aftësinë e Ushtrisë Amerikane për t’u vendosur dhe për të vepruar me shpejtësi përkrah Aleatëve nga Arktiku në Mesdhe dhe Detin e Zi, duke demonstruar angazhimin e SHBA-së ndaj NATO-s dhe fuqinë e partneritetit. Mbi 960 trupa të FSK-së po stërviten përkrah forcave amerikane dhe partnere në të gjithë Evropën, duke theksuar rolin në rritje të Kosovës në sigurinë rajonale dhe globale”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-ve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.