Sot është mbajtur Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Vjetore, e Universitetit “Kadri Zeka”, një ngjarje akademike që tashmë është bërë një traditë e rëndësishme për komunitetin shkencor vendor dhe ndërkombëtarë.
Me temën “Teknologjia, Shkenca dhe Arsimi”, konferenca mblodhi studiues, profesorë dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës, të cilët prezantuan punimet dhe hulumtimet e tyre më të fundit në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë, me një fokus të veçantë në zhvillimet arsimore në epokën digjitale.
UKZ e dëshmoi edhe këtë vit përkushtimin sa i përket cilësisë akademike por edhe bashkëpunimit ndërkombëtarë.
Xhevdet Thaqi – Dekan tek Fakulteti i Shkencave Aplikative dhe Matthew Coates nga Eu Stem Coaliton, theksuan se këtë vit veçanti e kësaj konference ishte dhënia e çmimit “Marin Barleti”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.