×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja e Liridona Ademajt

    Gjykata pranon kërkesën për ekzaminim mendor të Naim Murselit, seanca e radhës më 2 korrik

    Reporteri
    04 Qershor 2025 | 15:15

    Në seancën ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku kërkoi që klienti të saj t’i bëhet ekzaminimi i statusit mendor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ky propozim i avoktes është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Seanca gjyqësore e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt u caktua me 2 korrik në ora 13:10. Në seancën e 2 korrikut pritet të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj.

    Gjyqi do të vazhdojë edhe në datat 9 korrik, në ora 13:10, si dhe me 14 korrik në ora 09:00.

    Sot, i akuzuari Naim Murseli u deklarua i pafajshëm para Gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Madje ai tha se po u vërtetuan pretendimet e Prokurorisë, ai vetë për veten do të kërkojë burgim të përjetshëm.

    “Unë deklarohem i pafajshëm dhe sa i përket akuzës, vetëm dua të shtoj se po të vërtetohen pretendimet e prokurores, unë vet për veten time do të kërkoj dënim me burgim të përjetshëm”, tha Murseli.

    Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!