×
  • Lajme
  • Lajme / DOKUMENT

    PDK miraton Deklaratën Politike: Kërkon zhbllokim institucional dhe rikthim të funksionimit demokratik

    Reporteri
    04 Qershor 2025 | 17:35

    Partia Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues, ka miratuar një deklaratë politike prej pesë pikave, që pasqyron qëndrimin e saj zyrtar për zhvillimet më të fundit në vend.

    PDK riafirmon misionin e saj si forcë shtetformuese dhe shtetndërtuese, e përkushtuar gjithmonë ndaj interesit publik dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    PDK shpreh shqetësim të thellë për bllokadën aktuale institucionale që po e zvarritë themelimin e institucioneve të reja, më shumë se 100 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

    Bllokada nga koalicioni fitues ka shkaktuar pasiguri politike dhe dëm të madh për interesin qytetar. Në frymë përgjegjësie dhe konstruktiviteti, PDK ka propozuar zgjidhje konkrete për zhbllokimin e situatës.

    Gjeni bashkangjitur Deklaratën e plotë Politike të miratuar sot në Mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!