Të enjten do të vazhdoj moti i nxehtë. Fillimisht kryesisht me diell. Nga mesdita fillojnë të zhvillohen më shumë vransira vertikale, që më vonë japin kushte për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullima. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 3-10m/s. Në rast stuhie erëra çasti mund të shënojnë hove mbi 15m/s. Temperaturat maksimale arrinë deri në 32C e 35C.
Minimalet zbresin në 15C e 17C.
Vala e të nxehtit, pritet të përfundoj të dielen, kur maksimalet edhe arrinë kulminacionin deri në 34C, apo lokalisht deri në 36C. Nga dita e premtë dhe përgjatë fundjave sërish do të dominojnë më shumë kthjellime. Të hënën, me fillimin e javës së ardhshme, më vonë vransira shtohen mbi vend, por që nuk paraqiten kushte për të reshura.
Temperaturat pësojnë një rënie më afër mesatareve, prej 27C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 16C. Erëra të lehta dhe mesatare frynë nga perëndimi e jugperëndimi 3-10m/s. Të hënën ndryshojnë drejtimin në veri e verilindore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.