Ngjarjet e datës 5 qershor:
Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit 2025, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon eventin “Ndalimi i ndotjes nga plastika”. (Tech Park, Bërnicë, Prishtinë, ora 10:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës shënon Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit. (Parku i Qytetit Prishtinë, ora 10:00)
Punëtorët teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë mbajnë grevë, shkaku i mos pagesës së faturës nga spitali i Gjakovës për kompaninë private që kryen shërbime në këtë spital. (Ora 10:00)
Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të tjerë të sektorit privat, mbajnë takim me bizneset anëtare dhe jo anëtare të prekura nga vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:30)
Vazhdimi i njëzeteshtatë i seancës konstituive. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava mban konferencë për media. (Salla e Fakultetit të Studimeve Islame, ora 11:00)
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe organizata Monumenta organizojnë aktivitetin e përbashkët – prezantimi i ekspozitës së punimeve nga të burgosurat. Merr pjesë ministri në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Qendra Korrektuese për Femra – Lipjan, ora 14:30)
Shënohet Dita Kombëtare e Sllovenisë. (Hotel “Emerald”, ora 18:00)