×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Policia gjuan me armë një veturë në Han të Elezit, ndodheshin dy persona të dyshuar, tentuan t’i godasin zyrtarët

    Reporteri
    05 Qershor 2025 | 11:03

    Policia në Han të Elezit pasditen e së mërkurës ka vërejtuar një veturë në të cilëshin ndodhedhin dy persona të dyshuar, ku ndaj të njejtëve ka dhënë urdhër për ndalim, por nuk është zbatuar nga ana e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Të dyshuarit kanë vozitur me shpejtësi të vrullshme në drejtim të zyrtarëve policor, dhe me qëllim të parandalimit të rrezikut, njëri nga zyrtarët ka shtënë me armë në drejtim të veturës.

    Të dyshuarit kanë ikur, ndërsa në vendin e ngjarjes është paraqitur një person i dyshuar dhe i njëjti është arrestuar, ku në veturën e tij kishte mallra të kontrabanduara.

    Njoftimi i policisë:

    SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /KONTRABANDË ME MALLRA

    Hani i Elezit / 04.06.2025 – 18:30. Njësia policore gjatë patrullimit ka vërejtur një automjet të dyshuar në të cilin ndodheshin dy persona të dyshuar dhe ka urdhëruar për ndalim dhe të njëjtit nuk janë ndaluar. Të njëjtit kanë vozitur me shpejtësi të vrullshme në drejtim të zyrtarëve policorë. Gjatë incidentit, me qëllim të parandalimit të rrezikut të drejtpërdrejt për zyrtarët policorë, njëri nga zyrtarët policorë ka përdorur pajisjen zyrtare (armën zyrtare) në drejtim të automjetit të dyshuar. Të dyshuarit kanë ikur nga automjeti dhe nga vendi i ngjarjes. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes aty është paraqitur një mashkull i dyshuar kosovar, i cili me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Automjeti në të cilin kishte të ngarkuar mallra të kontrabanduara është sekuestruar. Lidhur me rastin janë informuar institucionet kompetente dhe rasti po trajtohet nga njësitet kompetente policore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!