×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria ushqimore

    Therjet e kurbanëve, AUV del me njoftim

    Reporteri
    05 Qershor 2025 | 14:45

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u ka kujtuar qytetarëve që therrjet ritual për festën e Kurban Bajramit, por edhe therrjet e rëndomta, duhet të realizohen vetëm në thertoret e aprovuara nga ky institucion, shkruan Reporteri.net.

    AUV ka publikuar edhe listën me emrat e thertoreve të licencuara. Në njoftim thuhet se therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik.

    “Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rritet rreziku i kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit. Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë. Aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes. Objektet posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike. Në të gjithë vendin ka thertore për therjen e kafshëve,  të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!