×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në BIK

    Tërnava ia çel Kurtit temën e bllokadës së Kuvendit: Desha t’i ftoj deputetët me pre nga një kurban, ndoshta ju shkon më mirë

    Reporteri
    06 Qershor 2025 | 9:46

    Myftiu Naim Tërnava gjatë pritjes së kryeminsitrit në detyrë, Albin Kurti, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka ironizuar në një moment të bisedës, duke thënë se do të donte t’i ftonte të gjithë deputetët ta prenë nga një kurban.

    Kështu u shpreh ai me shpresën se do të ndihmonte kjo në zgjidhjen e ngërçit politik.

    “Desha t’i ftojë të gjithë anëtarët e Parlamentit ta premë nga një kurban. Ndoshta po ju shkon më mbarë e mirë. Ndoshta hapen rrugët. Temë e kam pasur natalitetin dhe kam kërkuar kush i ka nga 4-5 fëmijë t’i bëhet një banesë se po zbehet Kosova. Ka rënë shumë nataliteti”, ka thënë Tërnava.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!