Ish-Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq është shpallur Qytetar Nderi i Gjilanit, shkruan Reporteri.net.
Për këtë ka njoftuar Nënkryetari dhe deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, i cili tha se kjo është bërë me iniciativë të të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe Kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
Haziri ka thënë se lidhjen e Mesiqit me Kosovën e bëri Presidenti Historik, Ibrahim Rugova, qysh në fillimvitet 90-ta.
“Për herë të parë e kam takuar së bashku me presidentin, Fatmir Sejdiu, në negociatat për statusin final të Kosovës dhe i jam mirënjohës përjetë për mbështetjen e këshillat, në mënyrë që ta kapitalizojmë maksimalisht këtë proces historik. Gjilani ka nevojë për kujdesin e miqve, të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen, nën kujdesin e LDK-së. Jo vetëm miq, por gardianë të Gjilanit e Qytetarë Nderi!”, ka shkruar Haziri./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.