×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Vdes në QKUK 25-vjeçari që u aksidentua para rreth dy javësh në Prizren

    Reporteri
    06 Qershor 2025 | 16:44

    Ka vdekur sot në QKUK, 25-vjeçari që ishte aksidentuar para rreth dy javësh në afërsi të fshatit Puskë të Prizrenit.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    “Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 08:35, Policia është informuar përmes telefonit nga QKUK se i lënduari në aksidentin e trafikut të ndodhur më 18.05.2025, në afërsi të fshatit Puskë, Prizren, E.T., 25-vjeçar, i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në atë aksident. Për këtë informacion është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim”, ka thënë Bytyqi.

    Nga ai aksident, kishte vdekur edhe një 19-vjeçare në vendin e ngjarjes. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!