Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se kjo fundjavë do të jetë shumë e nxehtë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.
Sipas IHK-së, të shtunën do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë.
Edhe të dielën parashikohet mot me diell, por me vranësira të pjesshme. Temperaturat do të jenë të ngjashme me ato të së shtunës – minimale nga 10 deri në 15 gradë, dhe maksimale deri në 34 gradë Celsius.
IHK gjithashtu njofton se indeksi i rrezeve ultravjollcë (UV) mbetet shumë i lartë.
Për këtë arsye, qytetarët këshillohen të ndjekin rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për mbrojtje nga dielli. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.