×
  • Lajme
  • Lajme / Siguri

    Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së

    Reporteri
    07 Qershor 2025 | 10:13

    Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gezim Sada ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëllim të edukojë dhe zhvillojë udhëheqësit në nivel strategjik, me fokus në aplikimin e fuqisë luftarake tokësore, politikat kombëtare të sigurisë, dhe planifikimit afatgjatë, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, oficeri Sada pas një viti studime në këtë institucion prestigjioz, ka diplomuar njëkohësisht edhe në nivelin ‘Master’ në Studime Strategjike.

    “Një falënderim i veçantë për partnerin tonë strategjik Shtetet Bashkuara të Amerikës që në çdo fushë të zhvillimit ka mbështetur ngritjen profesionale te FSK”, thuhet tutje në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!