×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje komenton veshjen e Albin Kurtit: Veç një herë e kam parë në bluzë, gjithmonë vishet me kostum e këmishë të bardhë

    Reporteri
    07 Qershor 2025 | 10:20

    Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku iu kërkua të komentojë disa nga veshjet e politikanëve të njohur nga Shqipëria dhe Kosova.

    E njohur për mendimet e saj të drejtpërdrejta dhe shpeshherë pa doreza, Balje nuk hezitoi të japë opinionin e saj për stilin e kryeministrit Edi Rama, duke e përshkruar atë si “mjaft eksperimental”.

    “Ai është shumë eksperimental me stilin e tij dhe shpesh tenton të përçojë një mesazh me veshjen. Është ekstravagant dhe unik në mënyrën e vet”, tha Balje për Ramën, i cili shpesh është komentuar në media për zgjedhjet e guximshme në veshje.

    Më pas, në studio iu shfaq një fotografi e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i veshur me kostum klasik. Balje komentoi me një ton më të rezervuar, duke vënë në pah qëndrueshmërinë në stilin e tij.

    “Zotëri Kurtin unë veç një herë e kam parë në maicë. Do të thotë, non-stop është në kostum, me këmishë të bardhë, shumë klasik. Me thënë të drejtën, s’është që e kam vërejtur shumë…”, deklaroi ajo.

    Por duke përmendur Kurtin, deputetja nga Prizreni nuk harroi të përmendë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të cilën kishte vetëm fjalë pozitive në aspektin stilistik.

    “Kur jemi te Kurti, më duhet patjetër ta përmend presidenten time, e cila mendoj se i shkon më shumë ngjyra e kaltër”, përfundoi ajo me një buzëqeshje. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!