×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca e radhës të hënën

    Vazhdon ngërçi, dështon edhe përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

    Reporteri
    07 Qershor 2025 | 11:23

    Ka dështuar edhe përpjekja e 28-të për konsituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Seanca dështoi pasi as kësaj radhe nuk mori votat e mjaftueshme komisioni për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    Kjo pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, Lista Serbe nuk propozuan deputetët për formimin e Komosionit zgjedhor.

    Për formimin e këtij komisioni sot kanë votuar vetëm 48 deputetë për nga 85 sa ishin në sallë.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca vazhdon pas 48-orësh.

    “48 deputetë kanë dhënë votën për, kundër nuka, abstenime nuk ka, ndërpritet seanca, shihemi me 9 qershor në ora 11:00”, tha Dehari. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!