×
  • Lajme
  • Lajme / E propozuara për kryekuvendare

    Albulena Haxhiu: I kemi votat për krijimin e Qeverisë, le të na sfidojnë

    Reporteri
    07 Qershor 2025 | 11:43

    Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka akuzuar partitë që ishin në opozitë se nuk kanë vullnet për të konstituar Kuvendin.

    “Siç e dini më 1 maj ka filluar propozimi i kryesuesit të seancës konstituive, duke pasur parasysh që kishte disa dështime me votim të hapur. Në asnjërën prej këtyre seancave nuk e kemi parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.

    Ajo tha se VV nuk mbështetë qeveri të tranzicionit siç ka propozuar LDKja, ndërsa tha se i kanë votat për formimin e Qeverisë.

    Megjithatë, Haxhiu nuk përgjigjej kur u pyet nga gazetarët, si i kanë votat për qeverinë, e jo për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, këtë rast vet atë.

    “Ne i kemi numrat për qeverinë, le të na masin, le të na sfidojnë. Këta e dijnë që i kemi votat për qeverinë, prandaj e mbajnë peng Kuvendin”, tha Haxhiu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!