Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pas dështimit të përpjekjes së 28-të për konstituimin e Kuvendit ka thënë se partitë duhet të maten me Albin Kurtin nëse i ka numrat për formimin e Qeverisë, e jo për Kuvendin.
Ai i ka bërë thirrje sërish partive që ishin mandatin e kaluar në opozitë të votojnë pro komisionit për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Nëse ata dëshirojnë që të maten me Albin Kurtin, ata duhet me shku me u mat në numra të votimit të qeverisë, jo me Kuvend. Sepse ne e kemi kandidu Kurtin për kryeministër të shtetit, jo për kryeparlamentar, prandaj na vjen shumë keq, është e pa kuptimit. Qytetarët presin më shumë nga ne”.
“Por ne si deputet të VV vazhdojmë për me votu për edhe vazhdojmë për me bë thirrje që opozita të votoj komisionin. E njëjta opozitë që ka votuar Listën Serbe, e njëjta opozitë që ka votuar Gjykatën Speciale, e ka votuar Zajednicën”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.