×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha: Ata që me shpirt e zemër janë me Vuqiçin mos të shkojnë në ndeshje

    Reporteri
    07 Qershor 2025 | 14:58

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fund të konferencës me gazetarët në selinë blu, i ka uruar Kombëtares shqiptare sukses në ndeshjen e sotme kundër përfaqësueses së Serbisë.

    “I uroj nga zemra sukses dhe fitore kombëtares sonë. Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit, do ta ndjek”, deklaroi ai me entuziazëm.

    Por në vijim, Berisha nuk i kurseu as mesazhet me tone politike, duke thumbuar ata që sipas tij nuk janë në anën e duhur të historisë.

    “Uroj që ata që me shpirt dhe zemër janë me Vuqiç-in të mos shkojnë në atë ndeshje”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!