×
  • Lajme
  • Lajme / Siguri

    Osmani: Diplomimi i oficerëve të FSK-së në SHBA, dëshmi e profesionalizmit në rritje

    Reporteri
    07 Qershor 2025 | 15:38

    Katër përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar me sukses në institucionet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Për diplomimin e tyre ka shkruar presidentja Vjosa Osmani, e cila ka shkruar në Facebook se suksesi i tyre është dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Ajo ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme, duke e quajtur aleat të pazëvendësueshëm në ndërtimin e kapaciteteve të Kosovës.

    Postimi i saj i plotë:

    Krenari për Kosovën! 🇽🇰🇺🇸

    Kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, si dhe major Gëzim Osmani e nënkolonel Gëzim Sada, kanë diplomuar me sukses në akademitë dhe kolegjet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik.

    Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!