×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

    Reporteri
    08 Qershor 2025 | 14:26

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt ndodhet në paraburgim në Burgun e Durrësit, do të dalë këtë të hënë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për ndryshim të masës së sigurisë.

    Përmes avokatëve të tij, Veliaj kërkon lirimin nga qelia dhe zëvendësimin e masës me një më të butë, duke ofruar gjithashtu garanci pasurore në mbështetje të kërkesës.

    Më herët, ai ka depozituar edhe një rekurs në Gjykatën e Lartë për të njëjtën çështje, por deri më tani nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese që do ta trajtojë.

    Veliaj ndodhet në hetim nga SPAK për çështje që lidhen me shpërdorim detyre dhe korrupsion në ushtrimin e funksioneve publike. Seanca në Apelin e Posaçëm pritet të jetë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të procesit ndaj tij./euronews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!