×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi nga SHKK

    Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës

    Reporteri
    08 Qershor 2025 | 16:08

    Zyrtarët korrektues në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë parandaluar një tentim për futjen e substancave të dyshuara narkotike brenda objektit.

    Rasti ka ndodhur gjatë një bastisjeje rutinore në sallën e vizitave, ku një vizitor u kap me substanca të fshehura në trupin e tij.

    Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjatë kontrollit të zakonshëm në kabinën e kontrollit, zyrtarët kanë identifikuar tentativën për kontrabandë dhe kanë vepruar menjëherë.

    “Si rezultat, vizita është anuluar dhe vizitori është ndaluar në sallën e vizitave,” thuhet në komunikatë.

    Menjëherë pas zbulimit, rasti është përcjellë tek Policia e Kosovës, e cila ka marrë në posedim substancën e dyshuar narkotike dhe ka nisur procedurat ligjore për hetim dhe ndjekje.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës rithekson angazhimin e tij për kontroll të rreptë dhe parandalim të çdo forme të kontrabandës apo sjelljes së ndaluar brenda institucioneve korrektuese.

    “Do të vazhdojmë zbatimin e masave të rrepta të kontrollit, me qëllim të parandalimit të çdo tentative për futje të paligjshme të materialeve të ndaluara në institucionet tona,” ka njoftuar SHKK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!