Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim të vështirë 2-2, në stadiumin e saj në Santiago Bernabeu, kundër ekipit modest Club Brugge.
Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutë e 9-të të ndeshjes kur Dennis shënoi një gol tejet të çuditshëm, shkruan Reporteri.net
Ishte pikërisht futbollisti i njëjtë ai që e dyfishoi epërsinë e mysafirëve pas një gabimi në mesfushë nga Luka Modric.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, por me të filluar e dyta, Zidane tregoi autoritetin e tij, duke e zëvendësuar portierin Courtois me Areolan.
Kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, shënoi një gol mjaft të dyshimtë për ta ngushtuar disavantazhin në minutën e 55-të të ndeshjes.
Vetëm 5 minuta para fundit, Casemiro shënoi golin e barazimit pasi deri në fund Reali nuk mundi të krijonte më shanse për të shënuar.
Me këtë rezultat, Real Madridi gjendet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm një pikë pas dy xhirove, derisa në xhiron e tretë i shkon ekipit turk, Galatasaray./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.