Prishtina do të mirëpresë Javën e Krenarisë, që do të zgjasë nga 9 deri më 14 qershor.
Hapja zyrtare e këtij eventi do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë , më 9 qershor, duke filluar në ora 18:00.
Aktivitetet dhe ngjarjet që do ta shoqërojnë këtë javë do të përfshijnë një sërë aktivitsh, me fokus në promovimin e të drejtave dhe diversitetit.
““Asnjë Hap Mbrapa” përfaqëson angazhimin tonë për të qëndruar të fortë kundër lëvizjeve lokale e globale që po përpiqen të minojnë të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe dinjitetin themelor të të gjithë individëve pa dallim. Përballë rritjes së urrejtjes, diskriminimit dhe përpjekjeve për të fshirë identitetet tona, ne nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të heshtim. Ne nuk do të fshihemi. Kjo Javë e Krenarisë është një rikujtim se ne, personat LGBTQI+ në Kosovë, kemi bërë rezistencë dhe arritje të mëdha, dhe pavarësisht pengesave që hasim, përparimi ynë nuk do të kthehet mbrapsht”, thuhet në komunikatë nga Ekipi Organizativ i Prishtina Pride.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.