×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari në Han të Elezit e dorëzon në polici kuletën që e gjeti në rrugë, në të kishte mbi 600 euro

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 14:36

    Qytetari në Han të Elezit, M.Th. 51 vjeç, ka dorëzuar në polici një kuletë që e kishte gjetur në qytet, ku kishte 615.12 euro, një zinxhir dire dhe dokumente personale.

    Ato i janë kthyer pronares, L.L., ndërsa policia e ka falënderuar qytetarin për aktin shembullor.

    “Më 08 qershor 2025, rreth orës 19:15, qytetari M. Th, 51 vjeç, nga fshati Paldenicë dorëzoi në stacionin policor në Han të Elezit një portofol që e kishte gjetur në këtë qytet. Në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 615.12 euro, një zinxhir dore dhe dokumente personale. Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i L.L. Policia kontaktoi pronaren, e cila erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin M. Th, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!