×
  • Lajme
  • Lajme

    Burgim i përjetshëm për Edmond Lajçin, reagojnë nga familja e gruas që u vra mizorisht

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 16:06

    Të hënën Gjykata e Apelit vërtetoi dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin i cili vitin e kaluar vrau gruan e tij Gj.U.

    Pas këtij vendimi, kanë reaguar në rrjete sociale familjarët e viktimës.

    Vëllai i viktimës, Shpat Ukella ka shkruar në Facebook se ky vendim ka lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre.

    “Sot Gjykata e Apelit e tha vendimin final e ska me si te jetë ndryshe per veq burgim i PËRJETSHEM për njerëz që vrasin gruan. Për ne si familje ky vendim na ka lehtësur sado pak dhimbjen që ndjejmë për motren tonë dhe falënderojmë organet për vendimin e marrë. Me respekt familja UKELLA”, ka shkruar ai në Facebook.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!