×
  • Lajme
  • Lajme

    U prezantua para policëve me letërnjoftim të falsifikuar, arrestohet i dyshuari

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 16:31

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot një të dyshuar për falsifikim të dokumenteve, ndaj të cilit kishte urdhërarrest aktiv për këtë vepër.

    Në njoftim thuhet se i dyshuari para policisë ishte prezantuar me një identitet tjetër por se më pas është kuptuar se letërnjoftimi me të cilin është prezantuar i dyshuari dyshohet si i falsifikuar, shkruan Reporteri.net.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët policor kanë gjetur edhe një patentë shofer të falsifikuar.

    “Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori I cili ka udhezuar qe ndaj të dyshuarit te inicohet rast për vepren penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i KRPK-së. Policia e Kosoves intensivisht eshte duke vazhduar hetimet per grumbullimin e provave rreth dyshimeve edhe per kryerjen e vepres penale “Vjedhje identiteti dhe kredencialeve” nga neni 277H i ligjit 08/L-188.  Lidhur me rastin nga i dyshuari janë konfiskuar dokumentet që dyshohet se janë të falsifikuara dhe pas intervistimit nga hetuesit e NJRHKEK – Mitrovicë Veri me aktvendim të prokurorit kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!