×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Takimi i Kurtit me Hamzën, ZKM del me komunikatë

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 17:19

    Zyra e Kryeministrit ka dalë me komunikatë lidhur me takimin që ka pasur sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti me Kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzën.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kurti e Hamza kanë folur rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve, shkruan Reporteri.net.

    Para Hamzës, Kurti ka takuar Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

    “Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.

    Rreth takimit me Atiq, ZKM thotë se Kurti u njoftua për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik dhe shërbime efikase në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!