×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Serbia ia cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 21:08

    Avokati Arianit Koci, ka njoftuar se Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale, i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi. Ministria e Punëve të Jashtme ende s’ka lëshuar ndonjë njoftim për këtë.

    Caktimin e paraburgimit, Koci e ka quajtur vendim të padrejtë e të motivuar politikisht pa asnjë provë faktike.

    “Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), pas dy ditësh ndalimi, sot i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi. Ky vendim është i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike”.

    “Kërkoj angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës – jo vetëm nga Ministria e Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd – por edhe reagim të qartë dhe publik nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit.Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht. Punën që nuk po e bën shtetit i Kosovës – po më duhet ta bëj une. P.S. Nesër nisem drejt Suboticës”, ka shkruar Koci.

    Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale që u ndalua në Serbi të hënën del para Gjykatës në Beograd – reagon MPJD

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!