Ditën e djeshme në Lushnje është ekzekutuar biznesmeni Besmir Hida.
35 vjeçari u ekzekutuar teksa po pinte kafe në një lokal.
Dy persona me maska ngjitën shkallët duke e qëlluar nga dy drejtime të ndryshme viktimën që po pinte kafe në lokalin mbi supermarketin që kishte në pronësi.
Vrasja e Hidës dyshohet se ka lidhje me zinxhirin e larjes së hesapeve me grupeve rivale famëkeqe të Lushnjes, Aldo Bares dhe Laert Haxhiut.
Policia është vënë në ndjekje të dy personave, por kanë gjetur vetëm një makinë të djegur në dalje të qytetit, percjell tch.
Viktima është daja i Zamir Latifit i vrarë dy vite më parë në një atentat.
Latifi njihej në Lushnjë si shoku i ngushtë i nipit të Aldo Bares. Për atë vrasje familjarët e viktimës akuzuan Laert Haxhiun dhe Oregest Bilbilin si autorë të vrasjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.