×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Mashtrimi i grave të kthyera nga lufta në Siri dhe Irak, vlera e dëmit rreth 45 mijë euro

    Reporteri
    11 Qershor 2025 | 10:04

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e mashtrimit ndaj 10 grave të kthyera nga luftërat në Siri e Irak, për çka dje u arrestuan tre të dyshuar.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se vlera e dëmit llogaritet të jetë 45 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    “Fushë Kosovë  2023-2024 – N/N. Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë mashtruar dhjetë viktimat e gjinisë femërore  duke ju premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare, vlera e dëmit llogaritet të jetë 45.000.00 euro. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Tre të arrestuarit dyshohet se kanë mashtruar dhjetë gra, ish-pjesëmarrëse në konfliktet në Siri dhe Irak, duke u premtuar donacione në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.

    Gratë janë bindur të aplikojnë për kredi, por në fakt kanë nënshkruar kontrata për kredi me vlerë nga 4,500 deri në 5,000 euro.

    Sipas Policisë, i dyshuari me iniciale R.D. ka identifikuar viktimat dhe i ka dërguar ato në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë për aplikim. I dyshuari me iniciale V.G., punonjës i këtij institucioni, ka përgatitur dosjet dhe kontratat, ndërsa i dyshuari A.H., menaxher i institucionit, ka aprovuar kreditë.

    Pas marrjes së mjeteve në llogaritë bankare të viktimave, R.D. i ka shoqëruar ato në banka për tërheqjen e parave. Më pas, secilës viktimë i janë dhënë nga 500 euro, ndërsa pjesa tjetër e parave është përdorur për pagesa të ndryshme në emër të shërbimeve të ofruara nga zyrtarët e institucionit.

    Viktimat kanë kuptuar se janë mashtruar vetëm kur institucioni mikrofinanciar u ka kërkuar fillimin e pagesave të kredive.

    Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarve R.D. dhe V.G. u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa A.H. është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet dhe masat e tjera po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë./Reporteri.net

    10 gratë e kthyera nga lufta në Siri dhe Irak, viktima të mashtrimit të rëndë në Kosovë – Policia arreston tre persona

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!