×
  • Lajme
  • Lajme / DOKUMENT

    Hajrullah Çeku e shpërblen me 14 mijë Euro bursë nga MKRS’ja ish-anëtaren e kabinetit të tij

    Reporteri
    11 Qershor 2025 | 20:19

    Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, e ka shpërblyer me një bursë në vlerë hiq më pak se prej 14 mijë e 100 Euro,  Dorina Deçanin, ish-anëtare e kabinetit të tij.

    Sipas listës preliminare të siguruar nga Reporteri.net, Deçani është përfituese e bursës për studime master në fushën e Menaxhimit të Artit dhe Kulturës në Rome Business School në Itali.

    Gazeta online Reporteri.net ka arritur ta konfirmojë se Deçani ka qenë e angazhuar në kabinetin e ministrit Çeku deri të paktën gjashtë muaj më parë.

    Në të njëjtën listë preliminare figuron edhe emri i Yll Rugovës, i cili ka përfituar një bursë prej 5,760 euro për studime doktorale në Universitetin e Leuvenit në Belgjikë. Rugova është pjesë e Këshillit Inicues të Artit Bashkëkohor që funksionon në kuadër të së njëjtës ministri.

    Bursat janë ndarë në kuadër të thirrjes publike “Për ngritjen e kapaciteteve profesionale të profesionistëve të rinj nëpërmjet mbështetjes financiare studimore në fushën e Kulturës, Trashëgimisë Kulturore dhe Sportit për vitin 2025”./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!