Policia holandeze ka sekuestruar sasinë më të madhe te parave të gatshme prej 12.8 milionë eurosh të ndara në disa valixhe.
Sipas mediave holandeze “pronarë” të kësaj sasie të madhe parash janë shtatë persona të cilët janë arrestuar, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia një burrë nga Zelanda e Re si dhe një burrë tjetër nga Maroku.
Aksioni nisi më 12 shtator pas informacioneve të policisë holandeze për trafik kokaine nga Kolumbia.
Sipas shefit të policisë së Amsterdamit, kjo është sasia më e madhe e parave të gatshme të kapura ndonjëherë në Holandë. /TCH/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.