Policia e Kosovës e ka arrestuar një mësuese në Mitrovicë të Veriut, meqë e njëjta dyshohet se gjatë orës së mësimit e kishte goditur me shuplakë një nxënës.
Rastin në Polici e ka raportuar babai i nxënësit, teksa rasti është iniciuar për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, shrkuan Reporteri.net.
E njëjta pas intevistimit është liruar pastaj në procedurë të rregullt.
“E dyshuara M.P, 56 vjeq është shoqëruar në Stacion Policor ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Policia në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do të zbatoj ligjin pa përjashtim”, thuhet në raport./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.