Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar sot një rast të kontrabandës me mallra në rajonin e Gjilant.
Sipas një njoftimi për media, policia gjatë një pike vëzhgimi të terrenit në zonën kufitare mbi fshatin Korminjan i Epërm, komuna e Ranillugut, është identifikuar një automjet i dyshimtë të tipit “Shiroka” me targa serbe, duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga territori i Serbisë.
Policia thotë se pas një reagimi të shpejtë operacional, automjeti është ndaluar rreth orës 11:30 në fshatin Korminjan i Epërm. Gjatë kontrollit, u konstatua se automjeti i drejtuar nga personi B. S., mashkull kosovar, kishte të ngarkuara 47 arka me nga 20 copë, gjithsej 940 njësi birre të markës “Zaječarsko”, me peshë totale rreth 470 litra, të prodhimit serb.
Për këto mallra nuk posedoheshin dokumente përcjellëse mbi prejardhjen apo destinacionin e tyre.
Mallrat e sekuestruara janë transportuar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme në përputhje me ligjin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.