×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i ASK-së

    Çka po ndodh me kosovarët: 140 çifte u shkurorëzuan veç në muajin prill të këtij viti

    Reporteri
    14 Qershor 2025 | 8:27

    Gjatë muajit prill të këtij viti janë regjistruar gjithsej 1.224 kurorëzime, si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Kosovës.

    Të dhënat janë bërë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

    Po ashtu, sipas ASK-së, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 140 raste të shkurorëzimeve që kanë ndodhur në Kosovë.

    “Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC)”, theksohet më tej në raportin e fundit të kësaj agjencie. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!