×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në SHBA

    Maqedonci: Kosova dhe ShBA hapin një kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri

    Reporteri
    14 Qershor 2025 | 10:20

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë sot të ditur se Kosova dhe SHBA hapin në kapitull të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri.

    Maqedonci i cili ndodhet për vizitë në SHBA, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se diskutuan për mundësitë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes përmes programeve dhe projekteve të përbashkëta.

    Postimi i tij i plotë:

    Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kulmoj me takimin në Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u pritëm nga Zëvendës Ndihmës Sekretari për NATO dhe Evropë, z. David Baker dhe delegacioni tij!

    Në këtë periudhë sfiduese për paqen e sigurinë rajonale e ndërkombëtare, me miqtë tanë diskutuam për prioritetet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve tona për periudhën në vijim.

    Së bashku me Komandantin e FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përtej diskutimeve mbi ambientin strategjik të sigurisë si dhe dinamikat e ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ritheksuam zotimin tonë për të përmbyllur me sukses fazën e tretë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Diskutimet për mundësitë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes përmes programeve dhe projekteve të përbashkëta ishte një tjetër temë tejet e rëndësishme për të cilën diskutuam dhe u dakorduam mbi parimet e këtij bashkëpunimi.

    Ritheksova edhe një herë faktin se Republika e Kosovës i vlerëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerin kryesor strategjik në ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!