Është përuruar shtatorja e heroit të kombit Asllan Fazliu – komandant Luani, në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, në Drenas, në kuadër shënimit të Ditës së Çlirimit të Drenasit.
Ceremonia mblodhin përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët nderuan figurën e njërit prej bijve të shquar të lirisë.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se përurimi i shtatores së heroit Asllan Fazliu është një akt përjetësimi i sakrificës dhe qëndresës së tij:
Kurse, vajza e heroit, Bjondina Asllani, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e përjetësimit të kujtimit të babait të saj.
“Shtatorja e tij është dëshmi se liria është e shtrenjtë. Në emër të familjes, falënderoj për pjesëmarrjen. Drenasi sot feston guximin dhe trimërinë. Kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan, mes tyre edhe babai ynë. Ai është gdhendur në bronz dhe përjetësuar përgjithmonë. Sot, kjo ditë është e mangët pa bashkëluftëtarët e tij që padrejtësisht mbahen në Hagë,” tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.