Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq ka folur lidhur me aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri.
Ai tha se nëse do të prekej njëra nga shtetet e përfshira në aleancë, atëherë do të ishte normale që dy të tjerat të reagojnë.
“Kur rusët okupuan Çekosllovakinë për arsye politike, bota nuk reagoi, pastaj kur ushtria sovjetike okupoi Hungarinë bota poashtu nuk reagoi, kur rusët reaguan, kur politika jugosllave erdhi në konflikt me politikën sovjetike, sovjetikët nuk reaguan se si ta okupojnë Jugosllavinë dhe e dini pse, sepse Tito ishte largpamës këtu dhe ai bëri aleancë me Greqinë dhe Turqinë, që e quajtën “Pakti i Ballkanit”.
Sikur Turqia edhe Greqia ishin anëtare të NATO-s dhe nëse preket njëra nga këto tri shtete, këto dy të tjerat duhet të reagojnë, për shkak se dy të tjerët janë anëtarë të Aleancës së madhe, atëherë kjo do të ishte luftë e madhe në Evropë. Kështu Tito bëri që Jugosllavia të kalojë pa konflikt të madh me Bashkimin Sovjetik”, tha ai në Klan Kosova.
“Do të ishte normale që të reagonin, por askush nuk do të lëshohet në një rrezik të tillë, sepse problemi nuk është në Kosovë. Kosova herët a vonë do ta kapë hapin me Evropën, kjo shkon udhës së saj, por në Serbi ka asi njerëz që nuk kanë hequr dorë nga politika e Sllobodan Millosheviqit”, u shpreh tutje ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.