Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur mirënjohje publike ndaj Kosovës për bashkëpunimin në çështjet e migracionit.
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka falënderuar Kosovën për gatishmërinë për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Kosova është vendi i parë në Evropë që pranon një gjë të tillë.
Në postimin e bërë në rrjetin social në X në faqen e ambasadës amerikane, thuhet se sigurimi i kufirit të SHBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump.
Po ashtu, aty deklarohet edhe se Prattipati e vlerëson ‘‘shumë’’ si qeverinë edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre.
“Faleminderit partnerit tonë, Kosovës, vendit të parë në Evropë që njofton pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara. Sigurimi i kufirit të SHBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump dhe unë e vlerësoj shumë si qeverinë ashtu edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre”, thuhet në postim. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.