×
  • Lajme
  • Lajme / Lokalet e tetorit

    Vetëvendosje e kandidon për kryetar të Suharekës, ish-anëtarin e AAK-së Hamdi Bytyqi

    Reporteri
    15 Qershor 2025 | 18:35

    Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me prezantimin e kandidatëve për kryetar të komunave.

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot ka qëndruar në Suharekë ku në këtë qytet e ka prezantuar Hamdi Bytyqin si kandidat për kryetar të kësaj komune për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    VV në njoftimin e bërë në Facebook ka shkruar se Bytyqi është alternativa më e mirë për Therandën.

    Por partia e Kurtit nuk ka treguar se kandidati i tyre ka qenë më parë pjesë e AAK-së të Ramush Haradinajt.

    Bytyqi ishte kandidat për deputet nga AAK në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

    Bytyqi në listën e AAK-së kishte mbajtur numrin 83, por nuk kishte arritur të zgjidhet deputet.

    Duhet cekur se Bytyqi nuk është ish-anëtari i parë nga AAK që Kurti e prezanton kandidat për kryetar të një komune.

    Edhe të shtunën Kurti e prezantoi Ramiz Rrustën ish-zyrtar i AAK-së e PDK-së, kandidat për kryetar të komunës të Klinës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!