×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari në Istog e gjen kuletën me 320 euro, e dorëzon në polici

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 14:05

    Një qytetar në Istog ka gjetur një portofol të një gruaje.
    Portofolin me 320 euro, ky qytetar e dorëzoi në Stacionin Policor në Istog, ku më pas pronarja e kuletës u njoftua dhe iu kthye asaj.

    “Më datën 14.06.2025, në Stacionin Policor në Istog, një qytetar kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Istogut, në të kishte të holla në vlerë prej 320 (treqind e njëzet) eurosh si dhe dokumente personale. Policia ka identifikuar dhe kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Istog, të cilёs nga zyrtarët policorë i ёshtё kthyer sё bashku me të holla dhe dokumente personale”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!