×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Tentimvrasje në Prishtinë, një person goditet nga vetura derisa ishte duke ecur në këmbë

    Reporteri
    17 Qershor 2025 | 9:06

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë është goditur me veturë derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë.

    Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

    Rasti po hetohet si tentim vrasje.

    “Prishtinë / 15.06.2025 – 19:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur në këmbë është goditur nga një veturë. I njëjti për shkak të lëndimeve të pësuara është dërguar për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe po vazhdon të hetohet nga njësitet kompentente policore”, bën të ditur Policia e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!